Sigal Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës

Sigal Prishtina ka arritur fitoren e dytë radhazi në ProCredit Superligën e Kosovës, duke triumfuar bindshëm në derbin e kryeqytetit ndaj Borës me rezultat 94:81 (36:14, 17:19, 25:18, 16:30).

Ndeshja është zhvilluar në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku “bardhekaltrit” kanë dominuar pjesën e parë me lojë të disiplinuar dhe efikase në sulm.

Më i dalluari te Sigal Prishtina ka qenë Arian Azemi, i cili ka realizuar nëntëmbëdhjetë pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime. Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe Adrio Bailey me katërmbëdhjetë pikë dhe Bardh Istrefi me dymbëdhjetë.

Te skuadra e Borës, më efikasi ka qenë Rrezart Memedi me njëzet e dy pikë, ndërsa Tyson Jackson dhe Grant Singleton kanë shtuar nga shtatëmbëdhjetë pikë secili.

Kjo ka qenë fitorja e dytë për Prishtinën pas suksesit në xhiron e parë ndaj Golden Eagle Yllit (78:76), ndërsa për Borën është humbja e dytë radhazi, pas disfatës në përballjen me Rahovecin 029 (95:84).


Go to TOP