Si po i përdor Putini rusët në Donbas për ta pushtuar Ukrainën

Njerëzit e evakuuar nga Donbasi kanë mbërritur sot në Nizhny Novgorod, Rusi, ndërsa qindra të tjerë vërshuan nga stacionet hekurudhore pasi udhëheqësit e “Republikave Popullore” të Donetsk dhe Lugansk njoftuan një evakuim masiv të civilëve në Rusi.

Provat sugjerojnë se evakuimet e papritura të zonave të kontrolluara nga Rusia të rajoneve Donetsk dhe Luhansk ishin planifikuar dhe ka të ngjarë të jenë projektuar për ta krijuar skenën e nevojshme për një ndërhyrje zyrtare ruse, raporton The Guardian nga kufiri ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Derisa SHBA-ja dhe fuqitë tjera perëndimore janë alarmuar dhe po paralajmërojnë masa pas futjes së forcave ruse në rajonet e kontrolluara, shpresat për shmangien e luftës po zbehen nga ora në orë.

Go to TOP