Si ndikojnë mediat sociale në shëndetin mendor?

Ndikimi i mediave sociale në shëndetin mendor ka qenë një çështje e debatuar shpesh.

Por, çështja kohët e fundit ngriti shqetësime pasi sinjalizuesi Frances Haugen, një ish-punonjëse në Facebook, zbuloi ndikimin e dëmshëm të Instagram në shëndetin mendor dhe vetëvlerësimin e vajzave adoleshente.

Një artikull i “Ëall Street Journal” i botuar në shtator ndau gjetjet e studimit të brendshëm të Facebook, sipas të cilit, 32 përqind e vajzave adoleshente thanë se ndiheshin keq për trupin e tyre, sepse Instagram i bëri ato që të ndiheshin më keq.

Edhe disa studime në të kaluarën kanë treguar se si mediat sociale ndikojnë në imazhin e trupit.

Psikologu, Ketaki Natekar foli për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin mendor.

“Hulumtimet tregojnë se kë ndiqni në rrjetet sociale ka një ndikim të madh në mënyrën se si ndiheni me trupin tuaj. Nëse ndjekim faqe të lidhura me pamjen, atëherë ne mbajmë standarde jorealiste se si duhet të dukemi”, tha ai.

Ndryshe, sipas tij një mënyrë e thjeshtë për të përballuar më këtë dukuri është të vendosni kufij realistë sesa kohë dëshironi të kaloni në mediat sociale.

Go to TOP