SHËNDETËSIA

Si bëhet trajtimi urgjent i gjakderdhjes?

Gjakderdhje ose rrjedhje jonormale e gjakut e quajtur ndryshe edhe hemorragji, është emri i përdorur për të përshkruar humbjen e gjakut. Mund t’i referohet humbjes së gjakut brenda trupit dhe quhet gjakderdhje e brendshme, ose humbjes së gjakut jashtë trupit dhe quhet gjakderdhje e jashtme.

Një hemorragji mund të jetë e jashtme e dukshme në pjesët e jashtme të trupit ose e brendshme, ku nuk ka asnjë shenjë gjakderdhjeje te dukshme ne trup, kështu ka bërë të ditur Dr.Valbona Blaku – specialiste për Mjekësinë Familjare, Qendra e Mjekësisë Urgjente.

“Për shembull gjakderdhja nga një prerje në fytyrë është një hemorragji e jashtme pastaj gjakderdhja ne shpretkë ose mëlçi janë shembuj të hemorragjisë së brendshme”, u shpreh Blaku.

Blaku sqaroi cilat janë shkaqet më të zakonshme të hemorragjisë.

Lëndimet traumatike dhe politraumatike

Çrregullime të koagulimit të gjakut.

Kanceri dhe komplikimet e tij

Komplikimet nga procedurat mjekësore, të tilla si operacioni ose lindja e fëmijës

Dëmtimi i një organi të brendshëm

Përdorimi i alkoolit, drogës ose duhanit që është i rëndë ose afatgjatë që mund të pasojë me gjakderdhje në tru, u shpreh Blaku.

“Për çdo gjakderdhje të rëndë që kërcënon jetën e njeriut, ndërmerrni këto hapa të ndihmës së parë dhe qetësoni personin e dëmtuar

Vishni dorëza mbrojtëse nëse janë të disponueshme

Largoni apo hiqni çdo veshje nga vendi i lënduar, ndotjet apo mbeturina që janë në plagë po mos hiqni objekte të mëdha ose të ngulitura thellë.

Mos e hetoni plagën ose mos u përpiqni ta pastroni me vrazhdësi

Detyra juaj e parë është të ndaloni gjakderdhjen

Ndaloni gjakderdhjen urgjente. Vendosni një fashë sterile ose një leckë të pastër në plagë.

Shtypni fort fashën me pëllëmbën tuaj për të kontrolluar gjakderdhjen. Ushtroni presion të vazhdueshëm derisa gjakderdhja të ndalet. Mbani presionin duke e lidhur plagën me një fashë të trashë ose një copë leckë të pastër. Mos ushtroni presion të drejtpërdrejtë mbi një dëmtim të syrit ose objekt të ngulitur.

Sigurojeni fashën me shirit ngjitës ose vazhdoni të mbani presionin me duart tuaja” , shtoi Blaku.

Cili hap i ndihmës së parë për gjakderdhje ngadalëson rrjedhjen e gjakut?

“Nëse plaga është në krah ose në këmbë, ngrini gjymtyrën mb nivelin e zemrës, nëse është e mundur, për të ndihmuar në ngadalësimin e gjakderdhjes Ngritja e pjeses se lenduar  do të ndihmojë në ngadalësimin e rrjedhjes së gjakut. Mos harroni të mbani presion të drejtpërdrejtë mbi plagën në çdo kohë, përndryshe ajo mund të fillojë të rrjedh gjak përsëri. Nëse viktima është në gjendje të ndihmojë, lëreni atë të ushtrojë presion. Përdorni një rrotull fashë garze për ta mbështjellë fort rreth veshjes për të mbajtur presionin mbi plagën”, u shpreh.

Ndihmoni të lënduarin të shtrihet ose pozicionohet: Nëse është e mundur, vendoseni personin në një qilim ose batanije për të parandaluar humbjen e nxehtësisë së trupit.

Sigurojeni me qetësi personin e dëmtuar

Mos e hiqni garzën ose fashën: Nëse gjakderdhja depërton përmes garzës ose pëlhurës tjetër në plagë, shtoni një fashë tjetër sipër saj. Dhe vazhdoni të shtypni fort në zonë.

Aplikoni Tourniquets: Një tourniket është efektiv në kontrollin e gjakderdhjes kërcënuese për jetën nga një gjymtyrë.

Aplikoni një tourniquet nëse jeni të trajnuar se si ta bëni këtë. Kur të mbërrijë ndihma e urgjencës, shpjegoni se sa kohë ka qëndruar tourikueta.

Imobilizoni pjesën e dëmtuar të trupit sa më shumë që të jetë e mundur. Lërini fashat në vend dhe dërgojeni të lënduarin në urgjencë sa më shpejt të jetë e mundur, vazhdoi Blaku.

Sipas Blakut, janë gjakderdhja arteriale,venoze dhekapilare.                      

Cilat janë fazat e hemorragjisë?  

Klasa 1: Humbje vëllimi deri në 15% të vëllimit të përgjithshëm të gjakut, afërsisht 750 ml

Klasa 2: Humbje vëllimi nga 15% në 30% të vëllimit të përgjithshëm të gjakut, nga 750 mL në 1500 ml

Klasa 3: Humbje vëllimi nga 30% në 40% të vëllimit të përgjithshëm të gjakut, nga 1500 mL në 2000 ml

Klasa 4: Humbje vëllimi mbi 40% të vëllimit të përgjithshëm të gjakut, përfundoi Blaku.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort