Policia gjen drogë në Ferizaj

Policia ka kontrolluar në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar në Ferizaj.

Aty janë gjetur “disa paketime me  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.94 gram, 31.02 gram kokainë, dy  peshore digjitale,  tetë qese najloni të zbrazura, një telefon  dhe  90 € kesh para”, njofton policia.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Besim Rexhepi, Ferizaj (NN) 13.06.2022 – 16:50. Gjatë kontrollit në lokalin dhe shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:  disa paketime me  substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 5.94 gram, 31.02 gram kokainë, dy  peshore digjitale,  tetë qese najloni të zbrazura, një telefon  dhe  90 € kesh para. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Go to TOP