Shumica e të burgosurve janë vaksinuar ndaj COVID-19
Këshillimi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut procesin e vaksinimit në burgjet e Kosovës po e sheh si hap pozitiv.
Sipas drejtuesit të KMDLNj-së, Behxhet Shala, gjendja është e mirë teksa shumica e të burgosurve kanë kryer këtë proces të imunizimit ndaj COVID-19, njofton Klan Kosova.
Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional, mendon ndryshe pasi sipas tij gjendja nëpër burgje nuk është aspak e mirë.
Ky thotë se nuk dihet saktë se cila është gjendja shëndetësore e personave që gjenden prapa grilave.
Në Kosovë, aktualisht janë rreth 1500 persona të burgosur.
