Shtrenjtohen edhe biletat e autobusit

Çmimi i biletës për udhëtimin me autobusët e Trafikut Urban pritet të rritet.

Nga 40 cent sa është aktualisht, po diskutohet të bëhet 50.

Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Ilirik Musliu, tha për Klan Kosova se kjo po bëhet me kërkesë të BERZh-it, pas shtrenjtimeve të shumta që janë bërë sidomos në karburante.

Sipas tij, kjo do t’i hapë rrugë edhe nënshkrimit të kontratës së re me këtë bankë edhe për 31 autobusë të rinj, që pritet të vuloset në shtator.

Ndëkaq, qytetarët janë të ndarë në mendime sa i përket rritjes së çmimit të biletave.

Go to TOP