Shtiu tetë herë me armë në aheng, arrestohet 50-vjeçari në Ferizaj

Një 50-vjecar me inicialet L.M., është shoqëruar sot në stacionin policor pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng në Ferizaj.

Fillimisht, Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” në Ferizaj janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit.

“Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të lokacionit dhe aty kanë gjetur 8 gëzhoja nga përdorimi i armës gjatë një ahengu familjar.

Policia të dyshuarin L.M (M/K) i moshës 50 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa arma e zjarrit ( pistoletë) dhe një sasi e municionit janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues , me vendim të prokurorit kujdestar lirohet për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, ose posedim i pautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Go to TOP