Shtiu me armë pasi u zu në flagrancë duke prerë drunj – arrestohet i dyshuari
Një pylltar nga Vushtrria ka raportuar se ka zënë në flagrancë një burrë duke prerë dru në pyll.
Ndërkaq nga një distancë prej 60 metrave janë dëgjuar dy krisma të armës së zjarrit, ka informuar pylltari.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.
