Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës gjatë vitit të ardhshëm sistemin “Vampire”, që përdoret për rrëzimin e dronëve

Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i dërgojnë Ukrainës, sistemin “Vampire” kah mesi i vitit të ardhshëm që përdoret për rrëzimin e dronëve.

Këtë lajm e kanë konfirmuar nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, që bënë të ditur se ky sistem është i punuar enkas për një qëllim – rrëzimin e dronëve.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë Ukrainës armë moderne, për t’ju kundërvënë agresionit rus.

Me dërgimin e sistemit të avancuar raketor HIMARS, në Ukrainë ka ndryshuar rrjedha e luftës, duke bërë që shumë mjete të blinduara ruse të shkatërrohen nga ky sistem raketor.

Deri më tani, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se ka dhuruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Go to TOP