Shtatë minuta, dy gola në Munich
Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka nisur me vrullshëm, duke u shënuar dy gola brenda vetëm shtatë minutave në “Allianz Arena”.
Fillimisht, në minutën e parë, Real Madrid ka kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit të Bayern. Pas një pasimi të pasaktë, topi ka shkuar te Arda Guler, i cili ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca për 0-1.
Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme. Në minutën e shtatë, pas një këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka kërcyer më së larti dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.
Rezultati i përgjithshëm për momentin është 3-2 në favor të Bayern.
