Shqiptari Rinor Azemi debuton si arbitër në kampionatin nacional të ragbitë në Itali

I riu me origjinë nga Gjilani që jeton dhe vepron së bashku me familje në Itali, dje ka debutuar si arbitër anësor në kampionatin nacional, ligën e dytë (Serbia B ) të ragbitë në Itali (Campionato Nazionale Serie B).

Rinori së bashku me dyshen tjetër të arbitrave krotin Davor Vidakoviq (kryesor) dhe Gregorio Laja Costa (anësor I dytë), kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen kampionale në ragbi nga Seria B, në mes ekipeve IVREA RUGBI CLUB ASD vs AMATORI RUGBI NOVARA ASD A.R.L.

Rinor Azemi ka qene edhe lojtar aktiv i ragbitë për grup moshat e reja, por pas përgatitjeve dhe trajnimeve për të avancuar në sportin e ragbitë, ai është licencuar për të ndarë drejtësinë në këtë sport i cili ka filluar ta rrisë popullaritetin në shumë vende të Evropës, por edhe në Kosovë.

Për sukseset e t’riut gjilanas, Rinor Azemi, falënderon prindërit e tij për mbështetjen e dhënë. /Kosova.info/

Go to TOP