Ky është i arrestuari për djegien e veturave në veri
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesën në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Milovan Bozovic, të dyshuar për djegien e tri veturave në Zubin Potok.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Konfirmojmë se kërkesa është pranuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me të pandehurin M.B, seanca do të mbahet gjatë ditës së sotme”, ka thënë Gashi.
Gazetari Venhar Isufi ka sjellur pamje nga Gjykata Themelore ku shihet se Milovan Bozovic është larguar pasi ka mbajtur seancën degjimore sot ku dyshohet për djegien e disa veturave ditëve të fundit në veri të vendit.
Bozovic u arrestua të shtunën, pasi dyshohet se të enjten i ka djegur tri vetura në Zubin Potok, të cilat ishin me targa RKS. Mirëpo ai është i dyshuar edhe për sulmin me armë ndaj Policisë së Kosovës ku u plagosën dy zyrtarë të saj.
