Shqiptarët në Amerikë kanë organizuar protestë kundër presionit ndërkombëtare që po i bëhet Kosovës, më datën 16 mars

Shqiptarët në Amerikë kanë organizuar për ditën e enjten të 16 marsit një protestë kundër presionit që sipas tyre është duke iu bërë Kosovës në dialogun me Serbinë nga shtetet Perëndimore.

Këtë lajmërim e ka publikuar një  ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi.

“Të enjten, më 16 mars, krejt shqiptarët e Amerikës kundër presionit ndaj Kosovës. Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar në Facebook ai.

Sipas tij gjaku i dëshmorëve nuk do të lejohet të shkelet.

“Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet. të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë!”, ka sqaruar Lushi.

Më tej ai ka bërë thirrje që lajmërimi për protestën të shpërndahet sa më shumë që është e mundur.

“Ju lutem shpërndajeni dhe ja bëni share sa më shumë!”, ka përfunduara ai. /Kosova.info/

Go to TOP