Shqiptarët e shtypur nën regjimet e huaja
Shkruan: Gjon KEKA
Në kohën e Perandorisë otomane ishin të ndaluara:
Flamuri i Gjergj Kastriotit apo flamuri me shqiponjë ishte i ndaluar si në shfaqje publike ashtu edhe në shtëpi apo në mënyrë private. Asnjë nga traditat që bëheshin me flamur si simbol i identitetit nuk lejoheshin nën perandorinë otomane.
Gjuha dhe Shkrimi arbëror – e vetmja gjuhë që flitej në hapësirat ku kishte sunduar pushtuesi otoman ishte osmanishtja, më vonë u lejuan të gjitha gjuhët tjera vetëm gjuha arbërore jo.
Shollat – asnjë shkollë arbërore nuk lejohej ,të vetmet objekte të lejuara ishin Mejtepet dhe Medrezet në kuadër të xhamiave të cilët në trojet arbërore ishin shumica të ndërtuara mbi kisha të vjetra të krishtera arbërore.
Identifikimi apo shfaqja e identitetit arbëror ishte e ndaluar;otoman apo turk quheshin të gjithë që mbanin ideologjinë islamike ,latin quheshin arbërorët katolik dhe të tjerët. Në atë kohë Arbëria ishte e ndarë apo copëtuar në vilajete dhe sipas sistemit të ndarjes – miletit. Më vonë u lejuan identifikimet etnike si p.sh., greke, serbe etj., por jo arbërore.
Ndërtimi i kishave arbërore dhe praktikimi i lirë i besimit të krishterë ishte i ndaluar; arbërorët që qëndruan të palëkundur në besimin e krishterë luteshin në shtëpi sipas mënyrës së tyre, shërbesa apo mesha fetare mbahej në hapësirë të hapur ose në mënyrë të fshehtë.
Më vonë kishat e krishtera sidomos ato katolike u morën nën protektoratin e Perandorisë Austro-Hungareze dhe këtu filloi ruajtja e kishave, ndërtimi apo renovimi i disave nga Austor-Hungarezët si dhe shkollat në kuadër të saj në gjuhën arbërore, pastaj botime në gjuhën arbërore e deri te shkollimi i të rinjve në studime në universitetet e Austro-Hungarisë. Si dhe shumë ndalesa tjera të cilat një pushtues sikur ishte pushtuesi i egër otoman nuk lejonte asgjë në tokën që kishte pushtuar të Dardane-Arbërisë.
Sot nuk ka shumë dallim nga koha kur bëheshin plane të shkombëtarizimit dhe të psikozës së shpërnguljes. Si në atë kohë edhe tani shihet qartë se planet e tilla janë ende aktive, Çubrilloviqi thoshte: “Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët, të cilët do të agjitojnë për shpërngulje. Ata duhet të përshkruajnë bukurinë e viseve të reja në Turqi, jetën e lehtë dhe të këndshme atje,të ndezin në masë fanatizmin fetar dhe t’u zgjojnë mburrjen shtetërore turke.“Po ashtu,lidhur me këtë thuhet : “Qeveria e Jugosllavisë duhet të rregullojë pozitën e klerikëve turq, hoxhëve, myderrizëve e myftive, sepse si mercenarë tanë ,do të mund të përdoren ,si agjentë tanë.“
Prandaj është koha për zgjim dhe vetëdijesim, koha, që Kosova të orientohet qartë se është pjesë e kulturës dhe e civilizimit të përbashkët të familjes evropiane. Rikthimi i popullit të Kosovës në identitetin e tij dardan-arbëror evropian ia shemb planet e përbashkëta turke-serbe.