Shqipëria U-21 e nis me fitore fazën kualifikuese të Evropianit

Shqipëria U-21 e nis me fitoren 1-2 ndaj Armenisë fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë.

Golat e realizuar nga Stiven Shpendi dhe Arlind Rexhepi vendosën fatin e kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë.

Më 12 shtator, Shqipëria do të presë Rumaninë në stadiumin ‘Elbasan Arena’ me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 18:30.

Go to TOP