Shqipëria mposht edhe Azerbajxhanin në prag të EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë, ka fituar edhe miqësoren e radhës në prag të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Kuqezinjtë mposhtën Azerbajxhanin, me rezultat bindës prej 3-1, të premten mbrëma.

Pas fitores ndaj Lihtenshtajnit, të besuarit e brazilianit Sylvinho edhe në duel me Azerbajxhanin treguan formë të mirë dhe duket se Shqipëria është gati për EURO 2024, event ky që nis më 14 qershor.

Nedim Bajrami (12’), Rey Manaj (81’) dhe Qazim Laçi (88’), shënuan nga një gol për fitoren e Kombëtares shqiptare.

Ndërkaq, për skuadrën e Azerbajxhanit golin e nderit e realizoi Gurbanli (90+1’).

Shqipëria pas kësaj fitore, do të niset drejt Gjermanisë, ku më 15 qershor përballet me Italinë në sfidën e parë të EURO 2024.

Kujtojmë së në Grupin e Shqipërisë është edhe Spanja dhe Kroacia, rival këta tejet të fortë, por kuqezinjtë në tokën gjermane udhëtojnë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për të bërë surprizën në ‘Gjermani 2024’.

Go to TOP