Shqipëria kryen stërvitjen e fundit, gati për duelin me Serbinë
Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e fundit për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë.
Pas përfundimit të konferencës për mediat, trajneri Sylvinho zbriti në fushë dhe drejtoi seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi në Leskovc.
Sipas FSHF të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për këtë përballje.
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të luhet nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”, në Leskovc.
