Shqipëria eksporton 286 milionë euro mallra në janar, tkurret deficiti tregtar

Deficiti tregtar i Shqipërisë u tkurr me 7.7 për qind në janar, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, duke regjistruar një vlerë të përgjithshme prej 20 miliardë lekësh [164.8 milionë euro].

Sipas të dhënave të institutit të statistikave INSTAT, vendi eksportoi 35 miliardë lekë [286 milionë euro] mallra në tregjet e huaja në janar, me një rritje prej 47.5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të kaluar.

Në anën tjetër, importet panë një rritje vjetore prej 21.1 për qind, me një vlerë të përgjithshme prej 55 miliardë lekë [449 milionë euro].

Rritja e lartë e vlerës së eksporteve dhe importeve mendohet se është ndikuar nga rritja rekord e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare dhe ato vendase.

Rritja e totalit të eksporteve ka ardhur kryesisht nga eksportet më të larta të mineraleve, lëndëve djegëse, energjisë elektrike, materialeve të ndërtimit, metaleve, tekstilit dhe këpucëve.

Italia mbeti partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në janar, duke tërhequr nga Shqipëria mallra me një vlerë prej 16.4 miliardë lekësh [134 milionë euro] dhe duke siguruar importe prej 13.5 miliardë lekësh [110 milionë euro] për vendin.

Në vitin 2021, deficiti tregtar i Shqipërisë ishte 432 miliardë lekë [3.5 miliardë euro], ose 29.6 për qind më shume se deficiti i viti 2020.

Go to TOP