Shpërthimi i mori jetën edhe shqiptarit në Greqi, njëri punëtor donte të largohej
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në fabrikën e peshkut në Greqi mesditën e 4 shtatorit duke marrë jetën e punëtorëve të moshës 39 dhe 41 vjeç, njëri me origjinë greke e tjetri shqiptar.
Aksidenti në punë ka ndodhur në rrethana ende të paqarta teksa dy punëtorët po tentonin të bënin saldim elektrik me versionin që po shqyrtohet se shpërthimi ka ndodhur në shishe gazi.
Për ngjarjen ka reaguar një i afërm i biznesmenit grek dhe është shprehur se ai po përgatitej të ndryshonte punën dhe të ishte sa më afër familjarëve të tij.
“Është tragjike. Flisnim që ai të vinte në biznesin tim për punë për të qenë pranë familjes. Gjynah. E them këtë sepse ishte një djalë shumë i mirë dhe i shkëlqyer në punën e tij”, është shprehur ai, shkruan Protothema.
