Shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq, Bedri Hamza qëndron pranë të lënduarve

Komuna e Mitrovicës ka thënë se shpërthimi i bombolës së gazit, fatkeqësisht ka shkaktuar pasoja te familja Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës, ku 14 anëtarë të familjes janë të lënduar.

Sipas komunës, kryetari Bedri Hamza është duke qëndruar pranë familjes Brahimi.

Hamza vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për t’u dalë në ndihmë personave të lënduar.

“Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve”, është shprehur Bedri Hamza.

Go to TOP