Shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për një shpërthim zjarri në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministria ka njoftuar se intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm dhe se nuk janë shkaktuar dëme.

Është bërë e ditur gjithashtu se përveç Policisë, në vendin e ngjarjes ndodhet zv.ministri i Drejtësisë Blerim Sallahu.

Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje rreth rastit, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigjje.

Go to TOP