Shkon në 25 numri i të vdekurve nga stuhitë dhe tornadot në Misisipi

Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve në Misisipi, pasi stuhitë shkatërruese dhe një tornado i madh përshkuan vendin të premten mbrëma, duke lënë gjithashtu dhjetëra të plagosur.

Moti i rëndë goditi disa shtete jugore gjatë natës, ndërsa qendrat e shkatërrimit u shfaqën të shtunën në mëngjes.

Të dielën priten stuhi më të forta për rajonin, me një rrezik të nivelit dy nga pesë të dëmtimit të erërave, tornadove të izoluara dhe breshrit të fortë.

Zonat e prekura do të përfshijnë Montgomery, Alabama; Jackson, Misisipi; dhe Columbus dhe Macon në Gjeorgji.

Përmbytjet janë gjithashtu të mundshme, thanë meteorologët.

Go to TOP