Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë, pritej të inaugurohej

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në një hotel në Sarandë.

Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40, në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, i mbushur me turistë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në derën e një garazhi të një strukture hotelerie që pritej të inaugurohej së shpejti, në pronësi të shtetasit Mariel Murati.

Murati, që në qytet ka mbajtur dikur edhe postin e drejtorit të Agjencisë ës Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave, ka përjetuar një ngjarje të tillë edhe vitin e kaluar pikërisht më datë 9 shkurt.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e shpërthimit, nga i cili përtej dëmeve materiale nuk sinjalizohen të lënduar.

Go to TOP