Shpërthen sërish zjarri në parlamentin e Afrikës së Jugut

Selia e parlamentit të një prej kryeqyteteve të Afrikës së Jugut është përshirë sërish nga zjarri, vetëm disa orë pasi u tha se ishte nën kontroll.

BBC shkruan se flakët kanë dalë nga çatia e godinës dhe se zjarrfikësit janë në vendngjarje, ndërsa po përpiqen të shuajnë flakët.

Zjarri shpërtheu fillimisht të dielën, 2 janar, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Mësohet se policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili do të dalë para gjykatës të martën, 4 janar, për akuzën e zjarrvënies.

Selia e Parlamentit të Cape Town-it përbëhet nga 3 struktura ndërtese, duke përfshirë atë origjinalen dhe më të vjetrën që u përfundua në 1884 dhe dy shtesat e reja të viteve 1920 dhe 1980.

Në prill të vitit të kaluar, një zjarr shkatërroi një pjesë të bibliotekës së Universitetit të Cape Toën, në të cilën ruhej një koleksion unik i arkivave të Afrikës.

Go to TOP