Shpallen trajnerët më të mirë të vitit 2022 për klube dhe kombëtare

Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mire për klubet në botë, në vitin 2022, nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Për trajnerin italian, ky çmim jepet për herë të tretë, pasi e ka fituar më 2007 (Milani) dhe 2014 (Real Madridi).

Trajneri i “Los Blancos”, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, i paraprin Pep Guardiolës, trajnerit të Manchester City, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe Walid Regragui, trajner i Marokut dhe i fituesit të CAF Champions League, Wydad Casablanca.

Në vendin e katërt pozicionohet Jurgen Klopp i Liverpool-it, ndërsa i pesti José Mourinho i Romës.

Ja lista me 10 trajnerët më të mirë të klubeve për vitin 2022:

1      Carlo ANCELOTTI        Itali Real Madrid (Spanjë)     245 pikë

2      Josep GUARDIOLA       Spanjë     Manchester City (Angli) 45

3      Walid REGRAGUI Maroko   Wydad Casablanca 40

4      Jürgen KLOPP        Gjermani Liverpool (Angli)   20

5      José MOURINHO  Portugali AS Roma (Itali)      15

6      Oliver GLASNER   Gjermani Eintracht Frankfurt 15

7      Unai EMERY Spanjë     Villareal/Aston Villa (Angli) 10

8      DORIVAL Junior   Brazil      Ceara/Flamengo     10

9      Abel FERREIRA    Portugali Palmeiras        5

10    Hugo IBARRA       Argjentina       Boca Junior     5

Po ashtu, IFFHS kurorëzoi edhe trajnerin më të mirë të vitit 2022 për kombëtaret, duke pasur parasysh kryesisht Botërorin e Katarit. Lionel Scaloni triumfoi me një diferencë të madhe në krahasim me pjesën tjetër.

Trajneri i Albiceleste kurorëzoi titullin e tij të tretë radhazi së bashku me Lionel Messin.

Nëse liderit të ‘Scaloneta’ i mungonte diçka, ishte fitimi i një çmimi të tillë për ta bërë edhe më të pabesueshëm vitin e kaluar, në të cilin e mbajti ekipin në formë, e bëri atë më konkurrues se kurrë dhe në Katar e demonstroi në mënyrë perfekte.

Pas një pengese befasuese në fillimin e Kupës së Botës, kombëtarja argjentinase u rikuperua nga humbja 2-1 kundër Arabisë Saudite dhe kaloi një rrugë pa të meta, derisa mundi Francën me penallti në një finale emocionuese.

Në këtë kuptim, Scaloni ishte kryesuesi i renditjes me 240 pikë. Në vend të dytë dhe shumë më mbrapa ishte Didier Deschamps, trajneri i kombëtares së Francës, me 45 pikë.

Vendi i tretë shkoi për Walid Regragui, trajneri maroken që udhëhoqi ekipin e tij për të luajtur të shtatë ndeshjet e Kupës së Botës për herë të parë dhe përfundoi i katërti, pas humbjes ndaj Kroacisë. Përveç kësaj, ai u bë afrikani i parë që doli në podium në votimin e IFFHS.

Ja 10 trajnerët më të mirë të vitit 2022 për kombëtaret:

1. Lionel Scaloni (Argjentina) – 240 pikë

2. Didier Deschamps (Franca) – 45 pikë

3. Walid Regragui (Maroku) – 30 pikë

4. Zlatko Dalic (Kroacia) – 20 pikë

5. Hajime Moriyasu (Japóni) – 15 pikë

6. Louis van Gaal (Holanda) – 10 pikë

7. Gregg Berhalter (SHBA) – 10 pikë

8. Hervé Renard (Arabia Saudite) – 5 pikë

9. Tite (Brazili) – 5 pikë

10. Pablo Bento (Koreja e Jugut) – 5 pikë

Go to TOP