Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuroi 113 shtëpi për familjet në nevojë

Shoqata “Jetimët e Ballkanit” ka festuar 13 vjetorin e themelimit, ku me rastin e këtij përvjetori janë ndihmuar familjet në nevojë që nuk kanë kulm mbi kokë.

Me këtë rast shoqata e humanistit Halil Kastrati ka dhuruar 113 shtëpi për nevojtarët këtë fundvit.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati përmes një postimi në rrjetet sociale.

“13 vite bashkë Mbrëmë ne mes te shume njerëzve te vullnetit te mire u festua 13 vjetori i Shoqatës sonë. Me ketë rast u dhuruan 113 shtëpi te reja për familje nevojtare. Faleminderit te gjithëve për besimin Zoti, kurrë mos ju humbte!”, ka shkruar Kastrati.

Go to TOP