“Shkoni ju, se unë po kthehem” – Rrëfimi prekës i Bekim Hamëz Jasharit për sakrificën heroike të familjes Jashari

Në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Bekim Hamëz Jashari ka ndarë një rrëfim emocionues nga ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, ku familja Jashari dha sakrificën më sublime për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, ai kujtoi momentin kur djali i axhës së tij, Blerim Jashari, një ditë para fillimit të betejës, refuzoi të largohej nga Prekazi, duke thënë:

“Shkoni ju, se unë po kthehem, nuk mundem me i lanë kullat e babës Shaban.”

Ky qëndrim heroik ishte fryt i një besimi të thellë që mbizotëronte në çdo anëtar të familjes Jashari, që nuk e ndalën pushkën e lirisë deri në momentin e fundit.

“Sot, fëmijët këndojnë të lirë dhe plot ëndrra në Kosovën e pavarur. Kjo liri e shpaguan çdo sakrificë, çdo pikë gjaku të derdhur nga fëmijët e familjes, të lagjes dhe të mbarë Kosovës,” shkruan Jashari.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës! /Kosova.info/


Go to TOP