Shkoi për t’i marrë fëmijët, nën kërcënimin e armës u dhunua nga ish-burri
Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, teksa viktima kishte shkuar tek shtëpia e ish-burrit për t’i marrë fëmijet e saj.
Ajo ka deklaruar se rasti ka ndodhur nën kërcënimin e armës.
Siç njofton policia, gruaja është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe mbrojtësit të viktimave.
I dyshuari është në arrati.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
