SHKK publikon rezultatet e kandidateve që kanë kaluar testin e shkathtësive fizike për zyrtare korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar listën e kandidateve që e kanë kaluar testin e shkathtësive fizike për pozitën zyrtare korrektuese.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHKK ka njoftuar se kandidatet që e kanë kaluar testin, ftohen në intervistë dhe se duhet të paraqiten 30 minuta para kohe në ndërtesën e ish-Rilindjes.

“Kandidatet që kanë kaluar testin e shkathtësive fizike  ftohen në intervistë me gojë në datën dhe orën sikurse në tabelë, kandidatet duhen të paraqiten 30 minuta para kohe në Ndërtesen e Ish- Rilindjes, Shërbimi Korrektues i Kosovës, kati VI, salla 621, me vete të kenë dokumentet e identifikimit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP