SHKK parandalon tentim-futjen e kontrabandës në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të tentim-futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një kontrolli rutinë dhe bastisjeje të një vizitori.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të detajuar, te vizitori janë gjetur të kamufluara në trup dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse, të cilat janë konfiskuar menjëherë nga zyrtarët korrektues.

Pas zbulimit të rastit, vizita është anuluar dhe ndaj personit në fjalë janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi.

SHKK thekson se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit brenda institucioneve korrektuese në vend.

Go to TOP