Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar një version të ri të Omicronit – më i vështirë për t’u diagnostikuar

Shkencëtarët deklarojnë se kanë identifikuar një version të “fshehur” të Omicron që nuk mund të dallohet nga variantet e tjera me anë të testeve PCR.

Ky variant ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicronin standard, por i mungon një ndryshim i caktuar gjenetik që nuk e lejon testin PCR ta dallojë prej varianteve të tjera, raporton theguardian.

Varianti ende zbulohet si një coronavirus nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet nga testimi gjenomik, por rastet e mundshme nuk janë identifikuar me teste rutinë PCR që japin rezultate më të shpejta.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti standard i Omicron, por se versioni “i padukshëm” është gjenetikisht i ndryshëm dhe për këtë arsye mund të sillet ndryshe.

Zbulimi i një forme të re të Omicronit i shtyu studiuesit të ndajnë linjën B.1.1.529 në një omikron standard, të njohur si BA.1, dhe një variant më të ri, të njohur si BA.

Shkencëtarët përdorin analizën e të gjithë gjenomit për të konfirmuar se cili variant shkaktoi infeksionin COVID-19, por testet PCR ndonjëherë mund të japin një tregues. 

Go to TOP