Shkenca i vë vulën: Ata që rriten me një motër bëhen njerëz më të mirë

Shkenca ka vërtetuar se njerëzit që rriten me një motër kanë shanse më të mëdha për t’u bërë njerëz të mirë. Sipas studimeve të kesh një motër mund të të rrisë vetëvlerësimin dhe shëndetin mendor, ndërkohë që të mbron nga vetmia dhe frika.

Motrat nxisin natyrshëm dhembshurinë tek vëllezërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së tyre, një aspekt tjetër thelbësor në shëndetin mendor pozitiv. Studiuesit shpjeguan gjithashtu se motrat promovojnë sjellje pozitive sociale si altruizmi dhe dashuria tek të tjerët.

Përveç rritjes së mirëqenies së përgjithshme dhe dhembshurisë, motrat i mësojnë vëllezërit e motrat e tyre se si të jenë më të pavarur dhe ambicioz. Një sondazh i kryer nga psikologët britanikë tregoi vendosmëri dhe pavarësi te pjesëmarrësit që kishin të paktën një motër.

I njëjti sondazh zbuloi se motrat i ndihmojnë anëtarët e familjes së tyre të përballojnë problemet dhe të përjetojnë më pak stres në përgjithësi në jetën e përditshme.

Go to TOP