Shkëlqeu me fanellën e Lille/ Edon Zhegrova, pjesë në formacionin e javës në Ligue 1
Pas paraqitjes fenomenale me fanellën e Lille në Ligue 1, Edon Zhegrova është bërë pjesë e formacionit të javës në kampionatin francez të futbollit.
Sulmuesi Dardan ishte protagonist absolut në fitoren e Lille 3-1 ndaj Lorient. Deri në minutën e 82 kur Zhegrova hyri në fushë rezultati i sfidës ishte 1-1. Mirëpo, menjëherë me të hyrë në fushë sulmuesi Dardan gjërat ndryshuan dhe ai ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89′ dhe 91′, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.
