Shiffrin nuk kërkon justifikime pas dështimit

Mikaela Shiffrin, ka mbetur jashtë medaljeve në garën ekipore të kombinuar për femra. Ajo dhe bashkëlojtarja Breezy Johnson kanë përfunduar në vendin e katërt, pas një paraqitje jo të zakonshme në slalom.

Kjo pasi Austria ka fituar medaljen e artë olimpike në garën ekipore të kombinuar në ski alpine për femra.

Ariane Raedler dhe Katharina Huber kanë befasuar favoritët amerikanë dhe kanë fituar me një diferencë minimale.

Gjermania e ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa SHBA është kënaqur me medaljen e bronztë. Favoritet Breezy Johnson dhe Mikaela Shiffrin kanë mbetur në vendin e katërt, vetëm gjashtë të qindtat larg podiumit.

Mikaela Shiffrin, ka mbetur jashtë medaljeve në garën ekipore të kombinuar për femra. Ajo dhe bashkëlojtarja Breezy Johnson përfunduan në vendin e katërt, pas një paraqitje jo të zakonshme në slalom. 

Shiffrin e ka pranuar se nuk ka arritur ta gjejë ritmin e duhur, duke thënë se kushtet e borës kanë ndikuar në performancën e saj.

“Nuk e realizova siç duhej. Nuk arrita të gjej rehatinë që më lejon të garoj me shpejtësi të plotë”, është shprehur ajo.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk kërkon justifikime dhe se nga kjo garë ka mësuar shumë. 

Pavarësisht zhgënjimit personal, Shiffrin e ka vlerësuar medaljen e bronztë të fituar nga bashkëkombaset e saj Paula Moltzan dhe Jacqueline Wiles.


Go to TOP