Sherifi: Kushtet e Kurtit për Asociacionit si “lavatriçe” për pastrimin e “qershisë” së fundit

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të formohet me disa kushte.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kushtet e Kurtit për Asociacionin janë si “lavatriçe” për të pastruar “qershinë” e fundit.

“Gjashtë kushtet e Albin Kurtit për formimin e asociacionit si “LAVATRIÇE” për pastrimin “QERSHISË” së fundit para gëlltitjes!”, ka shkruar Sherifi.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se Asociacioni mund të formohet me disa kushte.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka vlerësuar se ky mekanizëm mund të themelohet vetëm nëse i plotëson gjashtë kushte.

Sipas tij, kushti kryesor është që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Go to TOP