Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Shëngjini vazhdon të jetë i mbushur me pushues, rezervime deri në tetor

Edhe pse jemi në fund të shtatorit, plazhi i Shëngjinit vazhdon të jetë i mbushur me pushues. Shqiptarë të Kosovës, por edhe të huaj, vazhdojnë ta zgjedhin edhe për shkak të qetësisë që ofron. Turoperatorët thonë se sezoni turistik do të vazhdojë edhe në tetor.
“Ka qenë një sezon intensiv. Kemi qenë në kapacitet “full” deri në këto momente që flasim. Në Tetor gati 40% plot me rezervime është”, thotë turoperatorja.

“Shëngjin nuk e ndërrojmë, na ka pëlqyer në ekstrem.”

“Ishim në kërkim të një vendi të veçantë dhe vendosëm që të vinim në Shëngjin”, thonë turistët.

Këto pamje gjatë Gushtit të këtij viti, flasin qartë, atë që thonë edhe shifrat për një rritje të papritur të turistëve, ku gjatë sezonit turistik në Lezhë ka patur mbi 1.3 milionë turistë.
Pjerin Ndreu: Kemi rritje me 20% këtë vit. Kemi patur një bum turistik, nga shqiptarët e Kosovës që mbajnë vendin e parë deri tek të huajt, kanë ardhur francezë, kanë ardhur anglezë, gjermanë, italianë.

Por ky sukses turistik, ka sjellë edhe investime në pronat e paluajtshme, ku deri më tani, ka 200 hyrje të shitura tek të huajt.

Pjerin Ndreu: Vetëm hyrje tek të huajt, janë shitur të paktën 200. Ka një vëmendje të shtuar për Shëngjinin, Talen, Ranën e Hedhun.

Një peshë të rëndë, që e kanë menaxhuar me sukses e quan kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu, këtë sezon ndërsa evidenton edhe problematikat.

Pjerin Ndreu: Ka rënë tek-tuk energjia elektrike. Është e pafalshme që të bjerë energjia në sezon turistik. Për pasojë të energjisë, ka çeduar edhe uji. Na duhen rrugë që lehtësojnë trafikun. Shpresojmë që të fillojë Milot-Balldren, shpresojmë që t’i jepet By-Passi i Shëngjinit.

Por turistët zgjedhin Shëngjinin dhe plazhet e tjera aty për këto arsye.

“Ne kemi ardhur prej 3 ditësh këtu. Na ka pëlqyer dhe po e shijojmë.”

“Çdo ditë dhe më mirë, përmirësohen shërbimet.”

“Ne vijmë që 7-8 vjeç në Shëngjin, nuk paramendojmë ta ndërrojmë”, thonë turistët.

Por Lezha synon një turizëm gjithëvjetor, jo vetëm nga historia dhe monumentet që i ka të shumta, por edhe nga destinacionet e famshme kulinare, që po thithin shumë të huaj./Tv Klan/

Go to TOP