Shembet një pjesë e murit mbrojtës e shtratit të lumit Llap

Një pjesë e murit mbrojtës të lumit Llap në Podujevë është shembur qe dy ditë.

Shembja e mureve të këtij lumi ka shkaktuar panik për kalimtarët.

Madje ky problem vuri në pah edhe mënyrën se si është ndërtuar ky mur.

Të shqetësuar për këtë shembje janë shprehur llapjanët që shfrytëzojnë këtë rrugë për kalim.

Dikujt po i duhet edhe që ta shoqërojë fëmijën, për shkak të frikës që ka.

Më problem po e kanë të moshuarit, të cilët po detyrohen të ecin në rrugë.

E se kur pritet rregullimi i këtyre mureve e tregon drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Podujevës, Bahri Selimi.

“Masat janë marrë që sot në mëngjes. Ne kemi dalë prapë në vendin e ngjarjes…Nesër në 07:10 do të fillojnë punimet për rregullimin e këtij problemi”, deklaroi Selimi.

Selimi po ashtu pohoi që për vitin 2023 është ndarë një buxhet për mirëmbajtjen e shtratit të këtij lumi.

Muret rreth lumit Llap janë ndërtuar në vitin 2009.

Go to TOP