Shehu: QKMF në Junik funksionon 24/7 me staf dhe pajisje moderne
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në këtë komunë tashmë funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë duke ofruar shërbime të pandërprera për qytetarët.
Ai theksoi se QKMF është pajisur me staf profesional dhe me aparatura moderne, përfshirë edhe rëntgenin, i cili deri më tani nuk ka ekzistuar në këtë qendër shëndetësore.
“Shehu u shpreh se atë që të tjerët e kishin premtuar për tre mandate radhazi, LDK-ja e realizoi brenda vitit të parë të qeverisjes lokale. ‘Vazhdojmë tutje’, ka thënë ai në një postim publik.” /Kosova.info/
