Shehu: Përfunduam rrugën e bjeshkës dhe Master-Planin, po investojmë gjysmë milioni euro për elektrifikimin e Gjeravicës
Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se është përfunduar rruga e bjeshkës dhe Master-Plani për zhvillimin e zonës malore të Gjeravicës. Ai ka njoftuar se tashmë do të nisë investimi prej rreth gjysmë milioni euro për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike në këtë zonë.
Sipas Shehut, ky investim do të krijojë parakushtet për zhvillimin e turizmit malor dhe rritjen e potencialit ekonomik të komunës përmes shfrytëzimit të resurseve të bjeshkëve.
“Krahas elektrifikimit të bjeshkës, në mandatin e parë kemi vendosur ndriçimin SMART për herë të parë në Junik. Në mandatin e dytë do të investojmë edhe mbi 200 mijë euro për ta kompletuar ndriçimin SMART në të gjitha lagjet e mbetura,” tha Shehu.
Ai përfundoi duke theksuar se projekti i zhvillimit të Junikut do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, me moton “Vazhdojmë +4 pa balotazh.” /Kosova.info/
