Shehu: Koha e “Jackpotëve” në Junik ka mbaruar – voto për ndershmëri dhe duar të pastra

Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka kritikuar qeverisjen e kaluar të ish-kryetarit Agron Kuçi duke e akuzuar për keqmenaxhim dhe kontrata të dyshimta.

Shehu ka përmendur rastin e kontratës së vitit 2019 për ndërtimin e “Qendrës për Kulturë, Turizëm dhe Agrobiznes” me vlerë 777,777.77 euro, projekt i cili nuk është përfunduar as pas gjashtë vitesh dhe ndodhet në kontest pronësor. Ai thekson se vetëm një tabelë informuese u pagua rreth 20,000 euro, një shifër e tepruar krahasuar me koston reale prej 200-300 euro.

“Kjo është dallimi në mes të LDK-së dhe AAK-së në Junik. Ka kaluar koha e ‘Jackpoteve’ sikurse te rasti i kullës në Moronicë ose rasti i lumit Erenik. Asnjë patericë nuk mund t’i ndihmojë Agron Kuçit që sërish të vijë në pushtet për të shpëndarë jackpot-e të tjera,” shkruan Shehu.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët e Junikut të votojnë më 9 nëntor për “programin tonë të ndershmërisë dhe duarve të pastërta”.

#LDK113

#JunikuPërtej /Kosova.info/


Go to TOP