Shehu: Juniku po merr pamje moderne, po përmbyllim asfaltimin e të gjitha rrugëve

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se punimet për asfaltimin e rrugëve po vazhdojnë me intensitet të lartë. Sipas tij, sot është realizuar asfaltimi në lagjen “Berishë”, ndërsa nga e hëna do të nisë asfaltimi edhe i rrugëve të mbetura në të gjitha lagjet e Junikut.

“Shehu ka theksuar se për 12 vite të qeverisjeve të kaluara Juniku kishte stagnuar në çdo aspekt për shkak të mungesës së investimeve serioze, ndërsa në katër vitet e fundit, infrastruktura rrugore është transformuar plotësisht.

‘Për vetëm katër vite të qeverisjes sonë, infrastruktura rrugore e Junikut është kompletuar dhe ka marrë formë moderne. Urime Junikut dhe të gjithë junikasve’, ka deklaruar Shehu.

Ky projekt shënon një tjetër hap drejt modernizimit të plotë të infrastrukturës komunale duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e lëvizjes për banorët e qytetit. /Kosova.info/


Go to TOP