Shehu: Infrastruktura, bazë e zhvillimit të Junikut
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka rikujtuar arritjet e mandatit të tij të parë duke theksuar investimet e rëndësishme në infrastrukturë.
Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe është ndërtuar rruga Gaxherr-Bajraktar si dhe unaza e brendshme, në të cilën përfshihen disa rrugë të lagjeve Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq.
Shehu tha se infrastruktura është një parakusht i domosdoshëm për zhvillimin ekonomiko-social të Junikut dhe se ky sektor do të mbetet prioritet edhe në mandatin e ardhshëm.
“Vazhdojmë më tutje me projekte që e modernizojnë dhe e zhvillojnë Junikun,” ka deklaruar ai.
#LDK113
#ruzhdishehu /Kosova.info/
