SHBA të hapë sytë! Si mund të bashkëpunojnë me Erdoganin e vogël në Shqipëri që puthet me Vuçiçin?

Gazetari Genc Burimi, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se Shqipëria është e mbuluar me para të pisëta. Sipas Genc Burimit kjo është e papranueshme nëse duam integrimin në BE. Teksa komentoi marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, Burimi tha se amerikanëve iu ka shpëtuar nga duart situata në vendin tonë.

Burimi u shpreh i habitur sesi SHBA-të vazhdojnë një rrugë me Edi Ramën, të cilin e quajti një Erdogan i vogël i Shqipërisë. Gazetari deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama, po mban një raport force edhe me Europën.

“Amerikanëve iu ka shpëtuar nga duart situata në Shqipëri. Intervista e fundit e Escobar më zhgënjeu. E pamundur të shkojnë në këtë rrugë me Edi Ramën që po bëhet një Erdogan i vogël i Shqipërisë.

Rama po kryen raport force dhe me Europën që ‘përtej meje nuk keni zgjidhje’. Duhet folur me diplomatët.”-tha Burimi.

Genc Burimi tha se në një shtet të së drejtës s’mund të telendisësh askënd pa qenë i dënuar me një vendim të formës së prerë nga gjykatat. Burimi deklaroi se Edi Rama sulmon Sali Berishën në Tiranë dhe në Beograd puthet me Vuçiçin.

“Si mund t’i thotë Berishës je i vdekurShqiptari me shqiptarin këtë urrejtje? Rama shkon puthet me Vuçiçin, s’mund të japë leksione morali.”-deklaroi Burimi.

Go to TOP