SHBA pezullon tarifat ndaj çelikut që vjen nga Ukraina për një vit

Uashingtoni mori vendim të pezullojë të hënën 232 tarifa ndaj çelikut ukrainas për një vit, në një përpjekje të re për të mbështetur ekonominë e këtij vendi të shkatërruar nga lufta.

Ne nuk mund të admirojmë vetëm guximin dhe shpirtin e popullit ukrainas, ne duhet t’i mbështesim ata, dhe një nga industritë më të rëndësishme për mirëqenien ekonomike të Ukrainës”, tha sekretarja e Tregtisë e SHBA-së, Gina Raimondo, duke njoftuar vendimin.

Që fabrikat e çelikut të vazhdojnë të funksionojnë si një mjet shpëtimi ekonomik për popullin e Ukrainës, ata duhet të jenë në gjendje të eksportojnë çelikun e tyre“, tha ajo.

Por nuk është ende e qartë se sa mund të ndihmojë ky vendim ekonominë e Ukrainës. SHBA-ja është importuesi më i madh i çelikut në botë, por sipas një raporti të qeverisë të vitit 2019, Ukraina nuk ishte ndër 10 eksportuesit kryesorë të çelikut drejt SHBA-ve.

Uashngtoni thotë se industria e çelikut ukrainas punëson një në 13 punëtorë në vend, por fabrikat e çelikut në Ukrainë kanë qenë ndër objektivat më të goditura gjatë sulmit të Rusisë, përfshirë fabrikën e rëndësishme “Azovstal” në qytetin port të Mariupol.

Pavarësisht situatës së rëndë, zyrtarët amerikanë thanë se disa nga fabrikat kanë vazhduar të paguajnë, ushqejnë dhe strehojnë punëtorët e tyre.

Go to TOP