SHBA mposht Australinë, bën hapin e madh për kualifikim

SHBA ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Australisë me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D në Kupën e Botës 2026.

Me këtë triumf, amerikanët kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt, duke marrë kreun e grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Nikoqirët e Botërorit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 11-të pas autogolit të Burgess, i cili devijoi topin në rrjetën e portës së tij.

SHBA-ja vazhdoi të kontrollonte lojën dhe para përfundimit të pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë. Fremman realizoi në minutën e 43-të, duke i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin 2:0.

Në pjesën e dytë, Australia tentoi të rikthehej në lojë dhe ushtroi presion në kërkim të golit që do ta rikthente në garë, por mbrojtja amerikane u tregua e organizuar dhe nuk lejoi befasi.

Pavarësisht përpjekjeve të australianëve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Pas kësaj fitoreje, SHBA-ja kryeson Grupin D me gjashtë pikë, tri më shumë se Australia, duke u pozicionuar shumë pranë sigurimit të një vendi në fazën e nokautit të Kupës së Botës 2026.

Go to TOP