ShBA-ja: Kufizimi i çmimit të naftës ruse do ta godasë menjëherë Putinin

Një kufizim i ri në çmimin e naftës ruse do t’ia “presë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave Putinit”, kanë thënë ShBA-ja.

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen tha se kufirizimi – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten – erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufizimi i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti.

Kjo do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor ose menjëherë pas kësaj.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që janë ndikuar shumë nga çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve do të përfitojnë veçanërisht nga ky kufizim, tha Yellen.

Ajo tha se gjithashtu do të kufizojë më tej financat e presidentit rus Vladimir Putin dhe “kufizojë të ardhurat që ai po përdor për të financuar pushtimin e tij brutal”, duke shmangur ndërprerjen e furnizimeve globale që mund të çojnë në rritje çmimet e naftës në mbarë botën.

“Me ekonominë e Rusisë tashmë në tkurrje dhe buxhetin e saj gjithnjë e më të zbehtë, kufiri i çmimit do të ulë menjëherë burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Putinit”, tha ajo në një deklaratë.

Kufiri i çmimit u vendos në shtator nga grupi i vendeve të G7 (ShBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe BE-ja) në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën në Ukrainë.

Bashkimi Evropian miratoi kufirin e çmimit – i cili kishte nevojë për marrëveshjen e të gjitha vendeve anëtare – të premten, pasi e bindi Poloninë ta mbështeste atë.

Polonia njoftoi mbështetjen e saj pasi u sigurua se kufiri do të mbahej në 5% më e ulët se norma e tregut.

Ishte raportuar se BE-ja dëshironte të vendoste kufirin në 65-70 dollarë, por kjo u refuzua nga Polonia, si dhe Lituania dhe Estonia si shumë e lartë.

Në një deklaratë të përbashkët, G7, BE dhe Australia thanë se vendimi për të vendosur një kufi çmimi u mor për të “parandaluar Rusinë që të përfitonte nga lufta e saj e agresionit kundër Ukrainës”.

Marrëveshja për kufirin e çmimit vjen vetëm disa ditë përpara se të hyjë në fuqi një ndalim në mbarë BE-në për naftën bruto ruse të importuar nga deti, gjithashtu më 5 dhjetor.

Kufiri i çmimit – i cili synon të ndikojë në eksportet e naftës në mbarë botën – ka për qëllim ta plotësojë atë.

Go to TOP