SHBA e përmend sërish “zhgënjimin” me Qeverinë Kurti, këshilltari special amerikan ka disa fjalë për targat
Këshilltari Special amerikan i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka folur sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Chollet edhe njëherë ka shprehur zhgënjimin e tij me Qeverinë Kurti e cila nuk shtyu vendimin për regjistrimin e targave.
“Mirë të flasësh me Presidentin Vuçiq. Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. Diskutuam përkushtimin tonë për të ulur tensionet, për dialogun e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe avancimin në rrugën euro-integrimit për Serbinë”, thuhet në njoftimin e Chollet.
Kujtojmë se edhe sot gjatë ditës, emisari special amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar ka kërkuar nga Kosova që ta fus në rend dite Asociacionin dhe ta shtyjë vendimin për targat.

