Shaqir Totaj del me sqarim: Hekuran Gashi nuk më ka kërcënuar

Kryetari i Komunë së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas kërcënimeve që ka pranuar të martën mbrëma.

Totaj në Facebook ka reaguar ndaj raportimeve në media se personi që ka kërcënuar atë është Hekuran Gashi.

Ai ka thënë se nuk është kërcënuar nga Gashi.

“SQARIM PËR OPINIONIN Informacioni që po qarkullon në media, kinse Hekuran Gashi më ka kërcënuar është i pavërtetë. Mediat për këtë çështje janë të keqinformuara. Kanosja ka ndodhur nga persona tashmë të njohur për policinë, unë kam dhënë deklaratën time në organet e hetuesisë dhe çështja po trajtojet nga organet kompetente. Me respek.” – ka shkruar ai në Facebook.

Sipas policisë, kërcënim ndaj Totajt është për shkak se i dyshuari ishte i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

Prona e tij sipas policisë ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti i ri” në Prizren.

“Dje me date 24.01.23 , në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, kryetari I Komunës së Prizrenit ka raportuar se reth orës 20:00 eshte kanos nga nje I dyshuar, I dyshuari I pare ka percjellë mesazhin nëpërmes të dyshuarit të dytë, të djali I ankuesit. Ankuesi është Kanos nga I dyshuar pasi që ai është I pakënaqur me vlersimin e pronës së tij nga komuna. Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që pengon përfundimin e rrugës “tranziti I ri” në Prizren.” – ka thënë Bytyqi.

Më tej, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë.” – ka bërë të ditur ai.

Go to TOP