Eurodeputeti francez: Kosova është shtet terrorist, nuk duhet liberalizuar vizat

Jean Lin Lacapelle, eurodeputet francez dhe zëdhënës i frontit Nacionale, partisë së drejtuar nga Marie Le Pen, duket të jetë nervozuar me vendimet pozitive që janë marrë kohëve të fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, ai ka thënë se Kosova nuk njihet nga pesë shtete evropiane, derisa pretendon se “rrënuar nga të gjitha llojet e trafikut”.

“Kosova është gjithashtu e rrënuar nga terrorizmi islamik, pasi ka furnizuar, në raport me popullsinë e saj, numrin më të madh evropian të xhihadistëve në Siri dhe Irak.” – pretendon ai.

Në fund, ai thotë se deptuetët e partisë që ai përfaqëson janë kundër këtij vendimi që “kufijtë evropian të hapen për një shtet pseudo-mafia”.

Kujtojmë se deputetët e kësaj partie, në vazhdimësi kanë dhënë deklarata të ashpra kundër Kosovës, duke e kundërshtuar edhe aplikimin e vendit tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Go to TOP